10 Arsye pse duhet të jetohet në lagjen Fshati i Gjelbër

Jetesa në lagjen Fshati i Gjelbër në mes të natyrës në Gjakovë ofron përvojë të shkëlqyer për të cilat ka shumë arsye të jenë tërheqëse.

Këtu janë disa nga arsyet kryesore:

 

  1. Paqja dhe qetësia: Në Fshatin e Gjelbër do të keni mundësi të përjetoni paqen dhe qetësinë e natyrës, larg zhurmës dhe stresit të qytetit.
  2. Aventura natyrore: Natyra e pasur dhe e bukur e Gjakovës ofron shumë mundësi për aktivitete si vrapim, ecje në mal, peshkimi, dhe shumë më tepër.
  3. Ajri i pastër: Ajri në Fshatin e Gjelbër është më i pastër në krahasim me qytetet, i rrethuar nga pylli i shkukzës dhe duke ofruar një mjedis më të shëndetshëm për jetesën tuaj.
  4. Siguria: Lagjia Fshati Gjelbër është më i sigurtë se sa lagjet publike, me kufizime të hyrjes dhe rrugëve të mbikëqyrura nga kamerat e sigurisë.
  5. Komuniteti i ngrohtë: Fshati i gjelbër ka zakonisht një komunitet të ngrohtë dhe të bashkuar, ku njerëzit ndihen si një familje.
  6. Ambienti i përshtatshëm për familjet: Fshati i Gjelbër ofronë një ambient të përshtatshëm për familjet, duke ofruar siguri dhe lehtësi të përditshme për fëmijët dhe të rriturit në të njëjtën kohë.
  7. Shëndeti mendor: Natyra dhe qetësia e Fshatin e Gjelbër mund të ndihmojnë në rikuperimin e shëndetit mendor dhe në zvogëlimin e stresit.
  8. Shpenzimet më të ulëta: Jetesa në fshatin e gjelbër mund të jetë më e arsyeshme financiarisht se sa në qytet.
  9. Lidhjet me natyrën: Jetesa në mes të natyrës ofron mundësi për të lidhur më ngushtë me natyrën dhe për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së saj.
  10.  Cilësia e lartë e ndërtimit: Shtëpitë në lagjen Fshati i Gjelbër janë të ndërtuara me materiale të cilësisë së lartë dhe kanë dizajne të përshtatshme për nevojat e banorëve.

 

Gjithçka që keni ëndërruar për shtëpinë tuaj…

Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fshatin e Gjelbër në Gjakovë, për të financiar klientët në blerjen e shtëpive përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale. Për më tepër, ju mund të merrni kredi në shumën deri në 350’000 euro, me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t’ju kontaktojnë:

Mbi Fshatin e Gjelbër

I projektuar në zonën më të gjelbër në Gjakovë, në Moglicë, Fshati Gjelbër karakterizohet nga natyra e larmishme, e cila përshkohet nga lumi Erenik duke krijuar një kombinim të magjishëm për shtëpinë e ëndrrave

  • 4000 DRUNJË
  • PARKING I SIGURUAR
  • 83 SHTËPI

Arkitekturë bashkëkohore

Fshati Gjelbër, i projektuar që të ofrojë një stil modern jetese, është i formësuar në një lagje të konceptuar me përkushtim brenda një ambienti piktoresk, mes gjelbërimit pafund.

I projektuar në zonën më të gjelbër në Gjakovë, në Moglicë, Fshati Gjelbër karakterizohet nga natyra e larmishme, e cila përshkohet nga lumi Erenik duke krijuar një kombinim të magjishëm për shtëpinë e ëndrrave. Aty çdo faktor është i menduar dhe planifikuar në përpikmëri, që familja juaj të ketë një jetë të rehatshme dhe të sigurtë!

Gjelbërim pafund, hapësira sportive dhe rekreative që familjarët të përjetojnë në maksimum natyrën, ajrin e pastër dhe ndjenjën e plotë të gjallërisë, qetësisë e relaksimit, mbi të gjitha jetën e gjelbër, ku secila shtëpi do të jetë e pajisuar me panele solare për energji të ripërtëritshme.

Vendbanim i tipit të mbyllur, me mbikëqyrje dhe siguri të lartë 24h nga porta e destinuar për hyrje/dalje, me lokacion ideal, 3 km larg nga qendra e qytetit, me një distancë të shkurtër dhe qasje të lehtë në të gjitha pikat kyçe.

Shembull i jetesës ideale ku mbizotëron qetësia absolute me 600m distancë nga rruga kryesore. Brenda lagjes mbizotëron vetëm natyra dhe lumi Erenik, duke ofruar privatësinë dhe qetësinë që gjithmonë keni ëndërruar.

Bëhu me shtëpi, të pajisur me leje ndërtimi, ku me rastin e blerjes bëhet përkthimi menjëherë. Një vendim jetësor që e bën të lumtur të gjithë familjen sepse të jetosh mes gjelbërimit, sigurisë dhe rehatisë është një nga vendimet jetësore esenciale për të gjithë familjen.

Fshati i Gjelbër përveç hapësirave private – shtëpive vetëm për banorë, do të ketë dhe hapësirat publike në distancë të hyrjes së lagjes, ku do të jetë qendra tregtare e pajisur me të gjitha shërbimet e duhura për banorët dhe vizitorët si: restaurant, furrë buke, farmaci, pastrim kimik, kopsht për fëmijë, sallon bukurie e shumë shërbime tjera për një jetesë më të mirë.

Shfleto katallogun

Më shumë informata

Për më shumë informata rreth projektit, vizitoni webfaqen zyrtare: www.fshatigjelber.com

 

Banka Ekonomike marrëveshje bashkëpunimi me Fshati Gjelbër

Banka Ekonomike marrëveshje bashkëpunimi me Fshati Gjelbër
Banka Ekonomike ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fshatin e Gjelbër me qëllim që t’u ofrojë klientëve lehtësim në financim me kredi për blerje të shtëpisë.
✅ Norma atraktive të interesit
✅ Afati i kthimit të kredisë deri në 30 vite
✅ Minimumi i pjesëmarrjes 10%
Fshati i Gjelbër i projektuar në zonën më të gjelbër në Gjakovë në Moglicë, që ofron një stil modern të jetës i konceptuar me përkushtim brenda një ambienti piktoresk, mes të gjelbërimit pafund.
Banka Ekonomike vazhdon fokusin e saj në rritjen e mirëqenies për të gjithë klientët duke krijuar bashkëpunime të ndryshme për tu ofruar klientëve të saj lehtësim në financim!
⭕️ Oferta vlenë edhe për BASHKËATDHETARË!
Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni përmes 📞 Qendrës së Thirrjeve në numrat 038 500 500 & 049 733 322, apo vizitoni njërën nga degët tona.
Banka Ekonomike
Mendon për ty!