Site icon Fshati Gjelbër

Gjithçka që keni ëndërruar për shtëpinë tuaj…

Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fshatin e Gjelbër në Gjakovë, për të financiar klientët në blerjen e shtëpive përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale. Për më tepër, ju mund të merrni kredi në shumën deri në 350’000 euro, me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t’ju kontaktojnë:

Mbi Fshatin e Gjelbër

I projektuar në zonën më të gjelbër në Gjakovë, në Moglicë, Fshati Gjelbër karakterizohet nga natyra e larmishme, e cila përshkohet nga lumi Erenik duke krijuar një kombinim të magjishëm për shtëpinë e ëndrrave

  • 4000 DRUNJË
  • PARKING I SIGURUAR
  • 83 SHTËPI

Arkitekturë bashkëkohore

Fshati Gjelbër, i projektuar që të ofrojë një stil modern jetese, është i formësuar në një lagje të konceptuar me përkushtim brenda një ambienti piktoresk, mes gjelbërimit pafund.

I projektuar në zonën më të gjelbër në Gjakovë, në Moglicë, Fshati Gjelbër karakterizohet nga natyra e larmishme, e cila përshkohet nga lumi Erenik duke krijuar një kombinim të magjishëm për shtëpinë e ëndrrave. Aty çdo faktor është i menduar dhe planifikuar në përpikmëri, që familja juaj të ketë një jetë të rehatshme dhe të sigurtë!

Gjelbërim pafund, hapësira sportive dhe rekreative që familjarët të përjetojnë në maksimum natyrën, ajrin e pastër dhe ndjenjën e plotë të gjallërisë, qetësisë e relaksimit, mbi të gjitha jetën e gjelbër, ku secila shtëpi do të jetë e pajisuar me panele solare për energji të ripërtëritshme.

Vendbanim i tipit të mbyllur, me mbikëqyrje dhe siguri të lartë 24h nga porta e destinuar për hyrje/dalje, me lokacion ideal, 3 km larg nga qendra e qytetit, me një distancë të shkurtër dhe qasje të lehtë në të gjitha pikat kyçe.

Shembull i jetesës ideale ku mbizotëron qetësia absolute me 600m distancë nga rruga kryesore. Brenda lagjes mbizotëron vetëm natyra dhe lumi Erenik, duke ofruar privatësinë dhe qetësinë që gjithmonë keni ëndërruar.

Bëhu me shtëpi, të pajisur me leje ndërtimi, ku me rastin e blerjes bëhet përkthimi menjëherë. Një vendim jetësor që e bën të lumtur të gjithë familjen sepse të jetosh mes gjelbërimit, sigurisë dhe rehatisë është një nga vendimet jetësore esenciale për të gjithë familjen.

Fshati i Gjelbër përveç hapësirave private – shtëpive vetëm për banorë, do të ketë dhe hapësirat publike në distancë të hyrjes së lagjes, ku do të jetë qendra tregtare e pajisur me të gjitha shërbimet e duhura për banorët dhe vizitorët si: restaurant, furrë buke, farmaci, pastrim kimik, kopsht për fëmijë, sallon bukurie e shumë shërbime tjera për një jetesë më të mirë.

Shfleto katallogun

Më shumë informata

Për më shumë informata rreth projektit, vizitoni webfaqen zyrtare: www.fshatigjelber.com

 

Exit mobile version